Ipeshkvi i Mirditës, Dom Gjergj Meta reagoi sot pas krimit të dyfishtë në ditën e djeshme në Mirditë.
“Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë”, shkroi ai.
Mbrëmë në Rrëshen të Mirditës, u vra nga ish-bashkëshorti, Esmeralda Filopati, 36 vjeçe, dhe vëllai i saj Vledison Filopatin.
Autori i ngjarjes është prej ditës së djeshme në kërkim nga Policia, e cila ka vendosur në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që ndihmon me informacion për vendndodhjen e tij.