Donald Lu: Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh

Donald Lu: Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh lu

“Nesër qeveria e Shqipërisë do të mblidhet për të miratuar një task forcë të re në Policinë Shqiptare. Kjo strukturë e re do marrë përsipër luftën kundër krimit të organizuar. Ky operacion do jetë ora e të vërtetës, ora e të vërtetës për lidhjet e krimit me politikës. Këtu do jemi do shohim kush e mbështet vërtet krimin.”

Kështu u shpreh Ambasadori amerikan Donald Lu, sot, gjatë prezantimit për ngritjen e Task Forcës ndërinstitucionale për luftën kundër krimit.

Zoti Lu për të përshkruar atë që duhet të ndodhë në Shqipëri tha se “Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh”.

Ambasadori foli edhe për rolin e punonjësve të FBI-së në Shqipëri, duke u shprehur se:

“Programi ynë për ndihmën ndaj policisë është përgatitur për të pasur një këshilltar ndërkombëtar që do të punojë brenda kësaj task force ndërinstituticionale. Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë zhvillimin e instituticioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar”.

Në këtë prezantim morën pjesë dy punonjësit e FBI-së që do t’i bashkohen TaskForcës, si dhe ambasadorët e vendeve të huaja në vend.

Ngritja e kësaj task force nën emrin “Forca e Ligjit” u lajmërua më parë nga Kryeministri Edi Rama gjatë monologut të javës.

Lajme te ngjashme