
51 kryetarë e sekretarë seksionesh të PD-së e të forumit te grave demokrate në Korçë u dorëhoqën në grup nga pozicionet e tyre drejtuese.
Në një njoftim për median, të hënën, ata u shprehën se:
“Lideri aktual i saj, PD-së po përpiqet me arrogancë ta kthejë partinë në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se Zoti Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë të PD-së”.
Ata kanë njoftuar se do të qendrojnë si anëtarë të PD-së.
Në korrik, u dorëhoq edhe kryesia e PD-së së Korçës duke shprehur pakënaqësi ndaj drejtimit të partisë nga kryetari Basha.