Dy gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, anëtarë të trupës gjykuese të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla u dorëhoqën.
Llalla u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga sistemi i drejtësisë dhe poste publike nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, më 20 maj. Gjykata vendosi edhe sekuestrimin e një apartamenti në Durrës dhe 4 sipërfaqe toke në emër të Llallës.
Adriatik Lalla nuk ka pasur burime të ndershme për krijimin e këtyre pasurive, deklaroi Gjykata në vendimin e saj. Gjithashtu, gjykata ka gjetur se ai ka blerë pasuri me vlerë të ulët dhe i ka rishitur me vlere të lartë.
Ish-kryeprokurori u shpall ‘non grata’ nga SHBA-të me arsye e veprave të korrupsionit në poste publike.