Dorëhiqet guvernatori i New Yorkut pas akuzave për ngacmim seksual

Nga Exit News
Dorëhiqet guvernatori i New Yorkut pas akuzave për ngacmim seksual

Guvernatori i New Jorkut, Andrew Cuomo dha dorëheqjen të martën, pasi një hetim zbuloi se ai kishte ngacmuar seksualisht 11 nënpunëse të tij.

Sipas një raportimi nga Reuters, Cuomo dha një një fjalim 20-minutësh, gjatë të cilit deklaroi se nuk mund të përballej me akuzat ndaj tij, duke qëndruar në zyrë në një perjudhë pandemie, pasi kjo do t’i kushtonte shtetit dhe taksapaguesve.

Ai mohoi sërish akuzat, por pranoi “përgjegjësinë e plotë” për ofendimin e grave, në atë që e karakterizoi si përpjekje të keqkuptuara për të qenë i dashur ose xhakaxhi.

“Unë mendoj, duke pasur parasysh rrethanat, mënyra më e mirë se si mund të ndihmoj tani është nëse bëhem mënjanë dhe e lejoj qeverinë të qeverisë – dhe kjo është ajo që do të bëj,” tha ai.

Një raport prej 168 faqesh, përpiluar gjatë një perjudhe 5-mujore nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James, zbuloi se Cuomo ka ngacmuar, ka dhënë puthje e përqafime të padëshiruara, si  dhe ka bërë komente të papërshtatshme ndaj një grupi punonjësesh, duke krijuar një “vend pune toksik”.

Deri në përfundim të të mandatit të tij në dhjetor 2022, Cuomo do të zëvendësohet nga zv. guvernatorja demokrate Kathy Hochul, 62 vjeç, që do të jetë edhe gruaja e parë që mban këtë post

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>