Drejtuesit e lartë administrativ në administratën e Departamentit Amerikan të Shtetit kanë dhënë dorëheqjen, ditën e mërkurë. Këto lëvizje janë pjesë e largimit masiv të punonjësve civilë, të cilët nuk duan të jenë pjesë e administratës së Presidentit Trump.
Ekipi i Trump ishte duke zhvilluar takime për të zgjedhur numrin dy të Departamentit të Shtetit dhe po shqyrtonin emrat e mundshëm për të zëvendësuar Zëvendëssekretarin për menaxhim, Patrik Kenedi. Këto veprime të ekipit të Presidentit mendohet se kanë shtyrë Patrik Kenedi të japë dorëheqjen. Kenedi ka qënë në këtë detyrë për nëntë vjet. Ai ka qënë shumë aktiv në periudhën e tranzicionit dhe mendonte se do të vazhdonte të mbante të njëjtën detyrën edhe nën drejtimin e Sekretarit të Shtetit Tillerson.
Pas tij, befas të mërkurën mbasdite, dhe tre zyrtarë të tjerë të lartë u dorëhoqën. Asistent Sekretari i Shtetit për administratën Joyce Anne Barr, Asistent Sekretari i Shtetit për Çështjet Konsullore Mikele Bond, Ambasadori Gentri O. Smith si dhe Drejtori i Zyrës së Misioneve të Huaja. Të gjithë janë zyrtarë karriere të cilët kanë shërbyer si nën administartën Republikanëve dhe atë Demokrate.
Përveç tyre, në janar nga administrata e Departamentit të Shtetit u larguan edhe Asistent Sekretari i Shtetit për Sigurinë Diplomatike Gregory Starr dhe Drejtoresha e Veprimeve për Ndërtesat jashtë Amerikës Lidia Muniz.
Ky është largimi më i madh institucional në kujtesën e historisë së Amerikës. Sekretari i shtetit do ta ketë shumë të vështirë t’i zëvendësojë këto zyrtarë. Ai duhet të zgjedhi njerëz me eksperiencë të cilët e njohin mirë burokracinë, sepse këto pozicione kanë rol kyç në zbatimin e politikave të jashtme të Presidentit.