
Ministri çek i Shëndetësisë Adam Vojtech është dorëhequr nga detyra, pas kritikave të shumta për menaxhimin e pandemisë së Covid-19.
Dorëheqja e tij vjen disa javë pasi numri i të infektuarve ditorë në vend po rritej me ritme të shpejta.
Ditët e fundit, Çekia renditej e dyta pas Spanjës, për rritjen më të fortë të të infektuarve ditorë.
Kjo rritje është interpretuar si rezultat i heqjes në fillim të verës së të gjithë masave anti-Covid vënë nga qeveria.
Në total, Çekia ka regjistruar rreth 50 mijë të infektuar, 503 viktima dhe rreth 24 mijë raste ende aktive.