Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella dha dorëheqjen nga gara për në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) më 10 prill.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi dorëheqjen e saj.
Anita Jella u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 10 dhjetor 2019. Ajo ishte kandidate për SPAK, ndaj kaloi në procesin e vetingut me përparësi.
Që gjatë procesit të ventingut, ONM paraqiti në seancat dëgjimore kritikat e tij për prokuroren Jella.
Sipas ONM-së, prokurorja kishte pushuar një çështje për mbjellje lëndësh narkotike pa bërë hetime të thella dhe se kishtendërhyrë në dy dosje që kishin të bënin me hetimet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës dhe atë ndaj një gjyqtareje të Apelit Tiranë.
Në përfundim të procesit, pavarësisht kritikave të ONM-së, KPK e konfirmoi në detyrë Anita Jellën, por e e dërgoi atë për procedim disiplinor dhe kërkoi që problemet në dy dosjet, përfshi hetimet në Kadastrën e Durrësit, të merreshin parasysh në vlerësimin profesional vjetor.
Në korrik 2019, KLP e renditit Zonjën Jella të 14 në listën e prokurorëve kandidatë për SPAK.
Ndërsa, më 9 maj 2018, Arta Marku e emëroi përkohësisht në krye të prokurorisë Durrës Anita Jellën, në vend të Donika Prelës.