Prefekti i qarkut të Tiranës Sadri Vorpsi u dorëhoq nga detyra e prefektit dhe u largua nga Partia Socialiste.
Lajmin e dha vetë Vorpsi në një postim në Facebook. Ai u shpreh se ka “vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private”.
Vorpsi ka deklaruar se do të jetë aktiv në zgjedjet e 25 prillit duke ndihmuar në fitore e PS-së dhe Edi Ramës:
“Edhe pse nuk do të kandidoj sërish, do të jem po aq aktiv në fushatën e 25 Prilllit për mandatin e domosdoshëm të PS dhe Edi Ramës për t’i çuar gjer në fund punët e nisura e për ta bërë Shqipërinë zonjë”.