Ramush Haradinaj u dorëhoq nga Kryeministër i Kosovës sepse Gjykata e Hagës do ta marrë në pyetje sërish për krimet e luftës së Kosovës. Haradinaj e bëri publik vendimin e tij në një konferencë për shtyp. Ai tha se:
“Sapo e informova qeverinë, kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të qeverisë. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat posaçme të Gjykatës së Specializuar.
Javën tjetër do ta kem intervistimin, dhe kam vlerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë, por si një qytetar i Kosovës. Për me e ruajt nderin e kryetarit të Qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë me e marrë këtë vendim.
Do të kryej detyrat e mia, do ta mbrojë Kosovën si lufëtar i vendit tim. Ndërsa pjesa politike, është shumë gabim që po i kërkohet Kosovës një çmim i papërballueshëm për arritjen e një marrëveshje. Mendoj se është e gabueshme prej lidershipit të Kosovës me ofru oferta të gabueshme, duhet të bëhët kujdes. Tani përgjegjësia kalon tek Presidenti, me i fillu konsultat dhe me e caktu datën e zgjedhjeve.”
Kjo është hera e dytë që Kryeministri Haradinaj jep dorëheqjen për arsye të Gjykatës Speciale. Ai u dorëhoq herën e parë në vitin 2004 për të njëjtën arsye.