Dorëhiqet kryebashkiakja e Durrësit pas reagimit të ashpër publik ndaj saj

Dorëhiqet kryebashkiakja e Durrësit pas reagimit të ashpër publik ndaj saj

Valbona Sako, kryebashkiakja e Durrësit u dorëhoq sot nga detyra pas deklaratave të djeshme se ‘ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima’.

Ajo u shpreh se deklaratat e saj u nxorren nga konteksti, duke thënë se ‘për fat të keq ka nga ata që i përdorin minutat dhe statuset e tyre për të shkëputur fjalë nga konteksti dhe për t’i shtrembëruar ato’.

Por pavarësisht kësaj, sot në mëngjes, në një postim në Facebook, Kryebashkiakja lajmëroi dorëheqjen:

E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>