Dorëhiqet zëvendës ministri i jashtëm Gent Cakaj

Nga Exit News
Dorëhiqet zëvendës ministri i jashtëm Gent Cakaj

Zevëndës ministri i jashtëm Gent Cakaj njoftoi dorëheqjen e tij këtë të martë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Cakaj shprehet se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se ka mbyllur kapitullin e ushtrimit të detyrës në krye të ministrisë.

“Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.”

Cakaj falenderoi kryeministrin Edi Rama duke theksuar se “angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.”

Vendin e Cakajt do ta zërë Olta Xhaçka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>