Një 46-vjeçar shqiptar është dorëzuar në polici, në Komo të Italisë, një vit pasi në kamion iu gjetën 6 kilogramë kokainë.
Policia i gjeti shoferit të kamionit 6 kilogramë kokainë, fshehur në dyshemenë e modifikuar të kamionit, në korrik 2019.
Ai u dënua në mungesë nga gjykata e Bolzanos, me 4 vite e 8 muaj burg.
Pas dorëzimit në polici, 46-vjeçari u arrestua dhe do të vuajë dënimin.