
Kush lexon reagimin e Partive Socialiste Europiane për shembjen e Teatrit, kupton se si Rama shtrembëron faktet dhe ju hedh hi syve ndërkombëtarëve, shkruan Presidentja e Grave të Partive Popullore, Doris Pack.
Reagimi i saj erdhi pasi PSE, kërkuan që çështja e Teatrit Kombëtar të mos politizohet. Presidentit i PES, Sergei pohoi :
“Përdorimi i situatës rreth godinës së Teatri Kombëtar, një pronë e bashkisë në Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat midis qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese. Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk do të sjellin mirë as për artistët interpretues në Shqipëri, as për qytetarët e tij.”