Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka hedhur poshtë akuzën për grup të strukturuar kriminal për 12 personat e përfshirë në dosjen 339, nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të drogës.
Gjykata njoftoi të mërkurën se për shkak të gjykimit të shkurtuar të 12 të dënuarve i ulet një e treta e dënimit.
Personat e dënuar janë:
— Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
— Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
— Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
— Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.
— Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.
— Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.
— Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
— Elis Guri me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
Në shtator 2019, Gjykata e Posaçme dha dënimet për komisionerët e zgjedhjeve, të përfshirë në dosjen 339, me akuzën e manipulimit të zgjedhjeve 2017. Për më shumë lexoni këtu.