
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për disa të pandehur pjesë e dosjes 339. Shkak për shtyrjen e seancë u bë mungesa e avokatit, i cili ishte infektuar me Covid-19.
Seanca për këta persona do të zhvillohet me 16 nëntor.
Me 28 tetor, Gjykata e Posaçme hodhi poshtë akuzën për grup të strukturuar kriminal për 12 personat e përfshirë në dosjen 339, nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të drogës.
Gjithashtu gjykata pranoi kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar, duke i ulur një të tretën e dënimit.