Zëvendësprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip u dorëhoq nga detyra pasi mijëra dosje të luftës së UÇK-së, të cilat mendohet se kanë emrat e dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre, i janë dërguar gabimisht veteranëve të UÇK-së. Lajmi u dha nga Gazeta Ekspress.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, e pyetur nga Gazeta Ekspress nuk ka komentuar në lidhje me çështjen.
Në cilësinë e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, ka intervistuar pjesëtarë të UÇK-së që janë thirrur në Hagë si të dyshuar.
Dosjet me deklaratat e tyre u dërguan tek organizata e veteranëve të UÇK-së, nga persona të maskuar, për dy javë rradhazi. Përfaqësues të organizatës u shprehën se dosjet përmbajnë të dhëna nga hetimet e kryera nga Tribunali Special.
Ndërkohë, zyrtarë e Prokurorisë Speciale i kanë sekuestruar dosjet pas kontrollit në zyrën e organizatës së veteranëve të UÇK-së.
Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton aktualisht presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin për krimet ndaj njerëzimit gjatë luftës së Kosovës.