Doza e duhur e frutave në kohë pandemie

Nga Exit News
Doza e duhur e frutave në kohë pandemie

Është shumë e vështirë që gjatë kohës së karantinimit të ruash ‘peshën ideale’ apo të kujdesesh për të përzgjedhur produkte të shëndetshme.

Por nëse ju shkon mendja për ëmbëlsira, e si të mos ju shkojë duke qëndruar në shtëpi, drejtohuni nga frutat. Kanë ëmbëlsirën e duhur dhe do t’ju ngopin pa bërë shumë dëme.

Më poshtë po ju japim një variant shumë të mirë të një ‘ëmbëlsire’ mes vakteve.

Përbërësit

3 Luleshtrydhe

1 Kivi

1 Fetë Mango;

Boronica;

1 Lugë mjaltë

3 Kokrra arra të qëruara.

Përgatitja

Në një tas grini luleshtrydhet, mangon dhe kivin. Shtojini boronicat dhe një lugë mjaltë organik. Arra të qëruara sipër dhe për pesë minuta keni dozën e duhur të vitaminave dhe ëmbëlsisë.

Jo pa shkak janë zgjedhur këto fruta. Janë të mbushura me Vitaminë C dhe ju ndihmojnë të përballoni virozat e stinës dhe t’ju mbrojnë dhe nga COVID-19. Kivi dhe luleshtrydhet gjenden me shumicë në treg. Po ashtu edhe mango. Boronicat që janë të pasura me antioksidantë në rast se nuk i keni ruajtur në ngrirje nga vera mund të përdorni ato që gjënden në markete në dozë më të vogël.

Nëse kjo sallatë frutash konsumohet çdo ditë, ju do të merrni dozën e duhur të vitaminave, ëmbëlsisë dhe fuqisë për të përballuar ditën.

Sugjerohet të  konsumohet mes vakteve paradite ose në mesditë.

Sigurisht që frutat mund t’i zëvendësoni me ato që ju ndodhen në shtëpi, por kujdesuni të zgjidhni më të shëndetshmet.


Publikuar më parë tek nëformë.com.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>