Drafti: Certifikatat e BE për COVID-19 ‘duhet të parandalojnë diskriminimin’

Nga Exit News
Drafti: Certifikatat e BE për COVID-19 ‘duhet të parandalojnë diskriminimin’

Certifikatat e Bashkimit Europian për COVID-19 “duhet të parandalojnë diskriminimin” e atyre që nuk janë vaksinuar.

Gjithashtu do të përfshijnë informacion mbi testet sipas një projekt-dokumenti të parë nga Reuters.

Drafti vendos që 27 vende anëtare të BE të vendosin nëse do të ishin të gatshëm të heqin dorë nga kufizimet e udhëtimit COVID-19. Por vetëm për ata që vaksinohen me vaksina të autorizuara për të gjithë bllokun nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Vendet e BE Hungaria dhe Sllovakia tashmë kanë blerë vaksinën ruse Sputnik pavarësisht se nuk është e autorizuar nga EMA.

Komisioni Ekzekutiv BE pritet të japë propozimin përfundimtar për certifikatat COVID-19 javën e ardhshme me vendet e jugut të varura nga turizmi duke shpresuar se do të zhbllokojë sezonin veror të këtij viti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>