Drejtësia shqiptare krijon probleme edhe për qeveritë e huaja

Drejtësia shqiptare krijon probleme edhe për qeveritë e huaja

Qeveria franceze ka protestuar pranë autoriteteve shqiptare për mos ekstradimin në Francë të një të dënuari nga gjykatat franceze për trafik droge.

Ambasada Franceze në Tiranë u ka dërguar një letër ankesë Presidentit dhe Ministrit të Drejtësisë, në lidhje me lirimin e Domar Konjarit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Zoti Konjari është dënuar në Francë me 10 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge. Ai është, gjithashtu, i dyshuar për disa vrasje, si në Francë edhe në Shqipëri.

Vitet e fundit drejtësia shqiptare ka refuzuar të ekstradojë në vende të BE-së disa persona të dënuar apo nën hetim për krime të rënda.

Ja disa nga rastet që kanë bërë më shumë bujë në media:

  • Mark Frroku – i dënuar në Belgjikë me 10 vjet burg për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni. Kërkesa e ekstradimit të tij nuk u ekzekutua për shumë kohë nga zyra shqiptare e interpolit. Më pas Gjykata e Lartë vendosi kundër ekstradimit të tij në Belgjikë.
  • Vëllezërit Geron dhe Mikel Hasanbelli – të dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni; të dënuar në Belgjikë për vrasje. U liruan nga Gjykata e Lartë.
  • Arben Gropa – i dënuar në Itali me 23 vjet burg për trafik lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. U lirua nga Gjykata e Fierit.
  • Arben Isufaj – i dënuar në Itali me 30 vjet për trafik vrasje, trafik lëndësh narkotike, prostitucion. U lirua nga Gjykata e Fierit.
  • Fatmir Kajolli – i dënuar në Itali me 24 vjet burg nga Gjykata e Milanos dhe 16 vjet burg nga gjykata e Romës, për trafik lëndësh narkotike. U lirua disa vjet më parë nga Gjykata e Fierit. U arrestua sërish para pak ditësh dhe pritet sërish vendimi i Gjykatës së Fierit.
  • Shtetasi turk Abdulselam Turgut – i akuzuar nga shteti gjerman për trafikimin e një ton heroinë dhe i konsideruar prej tij si një nga “kokat” e krimit në Ballkan. Gjykata e Apelit vendos që ta mbajë në arrest shtëpie deri në shqyrtimin e kërkesës së qeverisë gjermane, vendim që i dha mundësinë të arratiset posa doli nga duart e gjykatës.
  • Dashamir Gjoka – i dënuar në Itali me 7,6 vjet, për pastrim parash, trafik lëndësh narkotike dhe prostitucion. U lirua nga Gjykata e Lartë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>