Drejtoresha e ISHP, Fico: Kemi ulje të infektimeve, të rinjtë të respektojnë masat

Nga Exit News
Drejtoresha e ISHP, Fico: Kemi ulje të infektimeve, të rinjtë të respektojnë masat

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico në një komunikim me gazetarët të mërkurën, deklaroi se kemi një ulje të lehtë të infektimeve 2 javët e fundit.

“Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme me zbritje të lehta që janë për t’u parë në vijimësi nuk ka vend për vetëkënaqësi, jemi në një situatë me transmetueshmëri të lartë. Incidenca mbetet në 227 raste për 100 mijë banorë. Koha që marrin në shqyritm 23 dhjetor – 5 janar, 22% niveli i pozitivitetit.”

Fico u shpreh se mosha mesatare e prekur nga Covid-19 është 48.7 vjeç. Ajo shtoi se Gjirokastra, Tirana dhe Lezha janë qytetet me përqindjen më të lartë të infektimit me koronavirus.

Fico i bëri thirrje të rinjve të shmangin grumbullimet dhe të respektojnë masat në mënyrë që ulin transmetueshmërinë e virusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>