Drejtoresha e ISHP, Albana Fico deklaroi se për shkak të rritjes së numrit të lartë të të infektuarve kemi dhe vonesa në ritestimet e qytetarëve.
Në një intervistë për Neës 24, Fico u shpreh se:
“Më lejo të përsëris atë që jam munduar që ta shpjegoj. Ka disa momente përgjatë kësaj pandemie që ka pasur shtim të infeksioneve dhe këtë e dinë të gjithë. Nëse nuk ndjekim Neës24, dimë se në rrethin tonë ka të infektuar. Me rritjen e numrit të të infektuarve, ka rritje të numrit të testimeve, gjurmimeve dhe izolimeve. Kjo përkthehet në vonesë të vogël të ritestimeve.”
Fico pohoi se ende nuk kanë nisur zbatimi i testeve të shpejta, duke theksuar se ato do të përdoren në grupe të caktuara. Ajo shtoi se personat asimptomatikë nuk janë shpërndarës së virusit.
Fico theksoi se ekspertët e kishin parashikuar rritjen e numrit të të infektuarve dhe se situata është në kontroll.
E pyetur për shkollat ajo tha se ato nuk janë vatra infeksioni.