
“Rama dhe krimi janë binom i pandarë”, shkroi në Twitter Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se “promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin”.
Gjithashtu, Rushaj shkroi se “në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias”.