Drejtori i OBSH Kluge: Mbajtja e maskës, arma më e fortë kundër Covid-19

Nga Exit News
Drejtori i OBSH Kluge: Mbajtja e maskës, arma më e fortë kundër Covid-19

Drejtori i OBSH për Europën Hans Kluge deklaroi, të enjten, se mbajtja sistematike e maskave nga qytetarët është arma më e fortë që kemi kundër Covid-19

Gjatë një konference për shtyp me ministren Manastirliu, Kluge u shpreh:

“Nëse do të rritej mbajtja sistematike e maskës ne mund të kishim shpëtuar 260 mijë jetë njerëzish që nga fillimi i shkurtit dhe kjo nuk kërkon aspak teknologji, prandaj duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi.”

Kluge deklaroi dhe se vala e parë e infeksionit në Shqipëri nuk ishte aq e rëndë san ë vendet e tjera, për shkak të kufizimeve drastike që qeveria mor.

Ndërsa për sa i përket valës së dytë, Kluge tha se situata tani në Shqipëri është e ngjashme me atë të vendeve të tjera.

“Shqipëria është një ndër vendet që nuk përjetoi një valë të parë të pandemisë për shkak të mbylljes së shpejtë. Situata është nën kontroll, por duhet të tregojmë shumë kujdes, se ka pasur vende që ia kanë hedhur në fazën e parë, por janë goditur më shumë në fazën e dytë.”

Ai theksoi se vetëm rritja e testimve nuk është zgjidhja magjike për të parandaluar përhapjen e Covid-19:

“Vetëm testimi nuk është një zgjidhje magjike, por duhen edhe hapat e tjerë se unë e shoh në Belgjikë, që nuk mund t’ia dale.

Testimi është i rëndësishëm, por pastaj duhet të ndiqet rrethi për ta ndaluar. Duhet të një testim sa më i shpejtë.”

Lidhur me testet e shpejta, Kluge tha se ato mund të vijnë në Shqipëri për 8 deri në 10 javë.

Duke folur për trajtimin e mjekëve, Kluge tha se Covid-19 na tregoi se vendet kanë nevojë për një sistem shëndetësor me kushte optimale dhe kur kjo pandemi të përfundojë, duhet tu japim mjekëve spitale më të mira:

“Duhet të mos e harrojmë se kur të mbarojë lufta kundër Covid-19 duhet t’i japim personelit shëndetësor kushte më të mira.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>