Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu priti të enjten në Tiranë Drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetit për Europën Hans Klugen, për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi 2-vjeçare.
Gjatë fjalës së saj, Manastirliu theksoi se qeveria po bën ç’është e mundur për të rritur kapacitetet dhe për të përballuar valën e dytë të pandemisë në dimër:
“Jemi përpjekur për të forcuar kapacitet dhe për të përballuar situatat që mund të vijnë përgjatë periudhës vjeshtë dimër, kemi rritur testimet me 4 herë, kapacitetet spitalore, 550 shtretër të dedikuara, ndërkohë që kemi 3 skenar të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë në 1600 shtretër.”
Lidhur me trajtimin e mjekëve dhe stafit, Manastiruliu tha se ata kanë marrë bonusin e pagës:
“Prej ditës së parë jemi angazhuar në përputhje me OBSH, për mjekët dhe infermierët, stafet mjekësore që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, kemi siguruar që prej dita e parë të gjitha mjetet mbrojtëse dhe mbështetjen financiare, 550 mjekë, 134 epidemiologë, mbi 700 punonjës shërbimesh janë mbështetur me bonusin sociale.”