Drejtuesi i SPAK: Po hetojmë vetëm gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese e të Lartë

Nga Exit News
Drejtuesi i SPAK: Po hetojmë vetëm gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese e të Lartë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja deklaroi se nën hetim nga kjo prokurori janë vetëm gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë të cilët janë shkarkuar nga vetingu.

Në një intervistë për emisionin 31 Minuta, Kraja është shprehur se në kompetencën e SPAK janë vetëm këta gjyqtarë.

“Kemi filluar hetim edhe për një grup gjyqtarësh, që janë kompetence e jona, të cilët janë shkarkuar nga vetingu. Eshtë një proces që po vazhdon hetimi. Jo të gjitha ata që janë shkarkuar nga vetingu, një kategori e caktuar, sepse jo të gjithë ne i kemi në kompetencë. Ne kemi në kompetencë vetëm gjyqtarët e gjykatës së lartë dhe gjykatës kushtetuese dhe jo gjyqtarët e shkallëve së tjera.”

Ai pohoi se ende nuk ka një rezultat të hetimit për këta gjyqtarë.

SPAKdo të verifikojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga procesi i vetingut. Më herët SPAK ka marrë të gjithë dosjet e procesit të vetingut për 12 ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar.

Nga Gjykata e Lartë janë shkarkuar 7 anëtarë ndërsa nga Gjykata Kushtetuese 5 anëtarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>