Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, padit KPK për shpërdorim detyre

Nga Exit News
Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, padit KPK për shpërdorim detyre

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar në Prokurori anëtarët e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit për shpërdorim detyre.

Në kallëzimin penal, siguruar nga BalkanWeb, Gjati akuzon kryetaren e KPK, Genta Bungo, dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj, se nuk ka shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit.

Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi”, thuhet në kallëzimin penal të prokurores Gjati.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>