
Megjithëse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e quajti të papërshtatshëm për detyrën, Artur Malaj, gjykatës në Gjykatën Administrative të Apelit, kaloi me sukses vetingun dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Vendimi u mor sot nga trupa e KPK-së, e përbërë nga Genta Tafa, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.
Sipas KPK-së, gjyqtari Malaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.
Lidhur me aftësitë profesionale, DSIK e ka quajtur të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën gjyqtarin Malaj. Sipas raportit të DSIK-së, Artur Malaj është përfshirë në korrupsion gjatë punës në Gjykatën e Vlorës. Por KPK e ka quajtur raportin e DSIK-së të pabazuar në prova dhe fakte.