Dua.com, aplikacioni që bën bashkë shqiptarët kudo në botë

Nga Exit News
Dua.com, aplikacioni që bën bashkë shqiptarët kudo në botë

Aplikacioni shqiptarë për takime në dashuri, biznes dhe ndihmë, dua.com ka shënuar 200 mijë të regjistruar në të gjtihë diasporën shqiptare në botë. Ai u krijua nga shqiptari Valon Asani, i cili ka parashikuar krijimin e disa aplikacioneve të tjera deri në 2021.

“Takimet romantike përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të qëllimeve tona,” tha ai për BIRN, duke shtuar se “plani është të krijojmë një komunitet global, për tu lidhur me shqiptarët kudo ku ata jetojnë”.

Projektet e reja përfshijnë dua.help dhe dua.biz, të dyja të planifikuara për në fillim të vitit 2021.

Dua.help do t’u japë ndihmë shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit si studentë, turistë ose ata që kërkojnë punë. Do t’i lidhë ata me shqiptarë të tjerë që jetojnë në zonë, të cilët mund të ndihmojnë me informacion mbi dokumentat e qëndrimit, taksat ose gjetjen e një vendi për të jetuar.

Dua.biz do të lidh bizneset me pronësi shqiptare në të gjithë planetin, përfshirë ato në diasporë dhe ato që janë ende në Ballkan. Shpresohet se kjo do të sjellë të ardhura, do të krijojë vende të reja pune dhe do të lehtësojë ekonomitë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbi.

Dua është me seli në Zvicër por ka edhe një zyrë në Kosovë. Kompania ka në plan të hapet në Tiranë, si dhe vende të tjera të rajonit ku jetojnë shqiptarët.

“Megjithëse ne jemi shqiptarë të Kosovës, ne nuk duam të njihemi si kompani kosovare por si kompani e shqiptarëve”, tha Asani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>