Foto/Një ditë përpara kandidimit për kryetar të SPAK, Dumani në kafe me socialistin Manja

Nga Redaksia
Foto/Një ditë përpara kandidimit për kryetar të SPAK, Dumani në kafe me socialistin Manja

Një foto botuar nga 27.al ku tregohet anëtari i SPAK Altin Dumani në një kafene së bashku me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka vënë në diskutim integritetin e Zotit Dumani dhe organeve të reja të drejtësisë.

Portali 27.al pretendon se fotoja është shkrepur të dielën (15 dhjetor), një ditë përpara se Zoti Dumani të kandidonte për Kryetar SPAK-ut, garë në të cilën mori 4 nga 6 vota që duheshin minimalisht. Pro votuan: Tartar Bazaj, Besnik Cani, Esmeralda Cani e Arben Dollapaj.

Ndryshe nga ai, 6 vota për Kryetar mori Arben Kraja.

Zoti Dumani thuhet se qëndroi gjatë nën shoqërinë e Zotit Manja, i akuzuar nga opozita për përfshirje në manipulimet e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës 3 vite më parë.

27.al/Altin Dumani pretendohet të jetë personi me shpinë, në të majtë të tij deputeti Manja.

Anëtarëve të SPAK-ut u ndalohet të kenë kontakte me kriminelët dhe politikanë, të cilët duhet të jenë objekt i punës së tyre.

Portali 27.al ironizon me simbolikën e kafes duke nënkuptuar përpjekjen për të shfrytëzuar influencat, apo ndikimet e mundshme të socialistit Manja në garën për kryetar të SPAK-ut.

Pasi u zgjodh kryetar i SPAK-ut, Zoti Kraja tha se “SPAK do i ndjekë politikanët e korruptuar këmbë pas këmbe”, por në rastin konkret anëtarë të saj nuk kanë pse t’i ndjekin, pasi me politikanë ulen kafeneve.

LEXO  BE humb pjesërisht gjyqin me AstraZeneca

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>