Durrës, pezullohen punimet në sheshin Veliera

Durrës, pezullohen punimet në sheshin Veliera

Punimet për rikualifikimin urban të sheshit Veliera në Durrës janë pezulluar përkohësisht, pasi gjatë punimeve janë gjetur themelet e një ndërtese mijëra vjeçare.

Nisma Thurrje, me anë të një videoje, bëri publike sot se në sheshin e ndërtimit, pranë Kullës Veneciane,  tani po punon Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare me një grup arkeologësh. Deri më tani, arkeologët janë shprehur se ndërtesa mund t’i përkasë periudhës osmane.

Punimet në shesh kanë nisur në nëntor të vitit 2016. Në qendër të projektit është një velë gjigante betoni me sipërfaqe prej 200 metra katrorë.

Në një artikull të publikuar më 3 shkurt, Exit.al ngrinte shqetësimin se punimet për ndërtimin e veles prej betoni do të shkatërronin trashëgiminë kulturore të qytetit.

Nëse projekti për sheshin Veliera do të zbatohet, ai do të prekë zonën e mbrojtur arkeologjike ku nuk mund të ndërhyhet, e caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave Numër 237, me datë 23 mars 2011.

Po ashtu, qytetarët e Durrësit, aktivistë të shoqërisë civile e arkeologë protestuan kundër betonizimit të sheshit, dëmtimit të trashëgimisë kulturore, vlerave dhe identitetit të qytetit.

Në Prokurorinë e Durrësit është dorëzuar dhe një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>