Durrës, thyhet me kazëm struktura arkeologjike ngjitur me Torrën Veneciane

Durrës, thyhet me kazëm struktura arkeologjike ngjitur me Torrën Veneciane

Pasditen e 31 korrikut, në vijim të projektit “Veliera” në qytetin e Durrësit, është thyer me kazëm muri ngjitur me Torrën Veneciane.

Struktura arkeologjike është thyer nga punonjësit e firmës private që po zbaton projektin e Bashkisë Durrës.

Përgjatë kohës që këto veprime po ndodhnin, me një komunikim telefonik “Amfora.al” vuri në dijeni drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Ledion Lako, i cili tha se do të dërgonte specialistët për të verifikuar rastin.

Blogu Amfora ka sjellë dhe fotot që tregojnë prishjen e murit:

Ky fragment muri është Monument Kulture i Kategorisë I, referuar shpalljes së Torrës Veneciane dhe murit rrethues të qytetit si të tillë, përpara viteve’90.

Në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, neni 28, për Monumentet e Kulturës shkruhet se:

“2.Ato ruhen ne tërësinë e përbërësve të tyre arkitektonike dhe teknike.

Kompozimi i vëllimeve, trajtimi arkitektonik i pamjeve te jashtme dhe të brendshme, si dhe zgjidhja planimetrike dhe funksionale e këtyre monumenteve nuk mund të ndryshohen.

3. Ndërtimet e reja pranë tyre duhet te respektojnë distancat e zonës së mbrojtur”.

Vijimi i këtij projekti me ndërhyrje nëntokësore është i paligjshëm sepse gjysma e projektit “Veliera” shtrihet në Zonën Arkeologjike A, që i ndalon kategorikisht projektet me ndërhyrje nëntokësore.

Vijimi i murit antik nëntokë, ruhet me anë të një vendimi të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, i cili udhëzon që zona të mbulohet me çakull. Por mbi tokë ditën e sotme kazmat thyen themelet e murit ngjitur me Torrën Veneciane dhe kjo pa asnjë vendim zyrtar që e dikton këtë veprim. Për më tepër ka disa vendime të gjykatave të Durrësit që i ndalojnë punimet në këtë zonë.

Megjithëse qytetarët protestuan rreth një javë më parë kundër betonizimit të murit rrethues të qytetit (pilaster romak i shek. II të Erës Sonë), duket se veprimtaria shkatërruese është zhvendosur nga nëntoka në strukturat arkeologjike mbi tokë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>