
Mbrëmë në darkë një sasi lëndë plasëse tritol shpërtheu në hyrje të zyrave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës.
Policia e Durrësit ka nisur hetimin për ngjarjen. Ndërsa Kryetari i LSI-së në Durrës Lefter Koka akuzoi Partinë Socialiste për vendosjen e tritolit.
Në në deklaratë për median Zoti Koka u shpreh se:
“Askush nuk mund të ndalë vullnetin e qytetarëve të ndershëm durrsakë! As Zagarët e Rilindjes!
Kjo sigurisht vjen pa thirrjeve të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste, të cilët i bëjnë thirrje Policisë, pas orarit të punës, të vazhdojnë veprimtarinë tjetër, atë të vendosjes së tritolit.”