Dvorani dhe Presidenti shkëmbejnë deklarata pas dëshmive në prokurori

Dvorani dhe Presidenti shkëmbejnë deklarata pas dëshmive në prokurori

Presidenti Ilir Meta reagoi, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, lidhur me deklaratat e sotme të kreut te KED-së, Ardian Dvorani pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend”, tha Tedi Blushi.

Ardian Dvorani u thirr sot në Prokurori për të dëshmuar në hetimin e nisur nga denoncimi i Presidentit Meta, për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave.

Pasi doli nga Prokuroria, Dvorani tha se “është prokuroria që do të bëjë hetimin në përputhje me ligjin dhe do t’ia shprehë ato më pas gjykatës. Hetimi zhvillohet në këtë godinë, as në tv as në gazeta.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>