Dy ditë pas përmbytjeve, situata është ende problematike

Situata në vend, pas dy ditëve me reshje të dendura që shkaktuan përmbytje, duket se është ende problematike

Në qarkun e Lezhë, fshatrat Dajç, Balldre e Torovicë janë ende nën ujë, si pasojë e daljes së lumenjve Drin e Gjadër nga shtrati. Mirëja hektarë tokë e qindra banesa u përmbytën totalisht. Në fshatin Pllanë 13 familje të përmbytura nuk janë evakuuar ende.

Në qarkun e Durrësit, veçanërisht në Sukth e Shijak gjendja është e rënduar. Vetëm në Sukth, rreth 250 hektarë tokë e mbjellë ndodhet nën ujë. Në Shijak më shumë se 150 shtëpi u përmbytën. Uji është ende i pranishëm brenda banesave, pavarsisht se niveli i tij po bie.

Në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, deti ka dalë duke përmbytur të gjithë bregdetin dhe rrugën. Rëra e hedhur në bregdet, sipas projektit Lungomare, është zhdukur e tëra.

Në Tiranë, ura e Laknasit është ende problematike si pasoje e daljes së lumit të Tiranës, ndëra lumi Lana dhe qarkullimi në rrugë u normalizuan.

Niveli i ujit është ende i lartë dhe në fshatin Çermë, ku çarja e argjineturës së lumit Shkumbin përmbyti më shumë se 50 banesa. Një familje me 17 anëtarë ndodhet ende e izoluar në banesen e tyre të përmbytur në fshatin Çermë Proshkë.

Në qarkun e Dibrës, fshatrat Bellovë, Cerjan, Zagrad dhe Rabdisht u përmbytën nga përrenjtë e rrëmbyeshëm. 260 familje që jetojnë aty janë ende të bllokuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>