Maria Kolesnikova dhe Maxim Znak, dy figura kryesore të opozitës bjelloruse janë dënuar respektivisht me 11 dhe 10 vite burg të hënën raporton Reuters.
Kolesnikova, 39 vjeç, u arrestua në kufirin ukrainas në shtator. Ajo ishte një nga udhëheqëset e protestave kundër Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko vitin e kaluar pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020, për të cilat protestuesit thonë se u manipuluan në favor të Lukashenkos.
Kolesnikova dhe Znak, u akuzuan për ekstremizëm dhe përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme. Të dy mohuan akuzat dhe Kolesnikova i quajti ato absurde.
Gjyqi ndaj tyre filloi muajin e kaluar dhe u ndalua për publikun për arsye sigurie kombëtare. Provat hetuesit dhe dëshmitarët nuk u zbuluan.
Për muaj me radhë, Bjellorusët protestuan kundër zgjedhjeve të gushtit 2020, të denoncuara nga BE, SHBA dhe Britania e Madhe si as të lira e as të drejta.
Dhjetëra mijëra protestues u arrestuan dhe shumë u rrahën brutalisht, ndërsa Lukashenko u përpoq të heshtë kundërshtarët. Gazetarë dhe aktivistë të pavarur janë arrestuar. Aktivistët e opozitës thonë se rreth 650 të burgosur politikë mbahen në paraburgim.
Muajin e kaluar, udhëheqësi i grupit të internuar Shtëpia Bjelloruse në Ukrainë (BHU) u gjet e varur në një park në Kiev ndërsa policia ukrainase thotë se ishte vrasje. Lukashenko ka mohuar se shërbimet e tij të sigurisë ishin përfshirë.
Kreu i opozitës së Bjellorusisë, Svetlana Tikhanovskaya, u detyrua të largohet në Lituani një ditë pasi ajo shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.