Dy heronjve të luftës së Kosovës i ngrihet shtatore në Vlorë

Nga Exit News
Dy heronjve të luftës së Kosovës i ngrihet shtatore në Vlorë

Dy heronjve të luftës së Kosovës Fehmi e Xhevë Krasniqi Lladrovci do tu ngrihet një shtatore në Vlorë.

Lajmin e dha të dielën kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një postim në Facebook.

Sipas Lladrovcit, puna për ngritjen e shtatores ka nisur:

“Falënderoj personalitetet, njëherësh miqtë e mi, të cilët po merren me jetësimin e vendosjes së shtatoreve në Vlorë.”

Lladrovci e quajti këtë akt ‘nderim për të tashmen dhe të ardhmen e kombit’.

Heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci, burrë e grua, humbën jetën në 22 shtator 1998 gjatë një beteje për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>