Dy persona janë plagosur rëndë, të hënën paradite, si pasojë e një aksidenti në autostradën Lezhë-Milot, ku një makinë ka goditur nga pas një eskavator të bashkisë Lezhë.
Sipas informacioneve të detitanishme, të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Hetimet për rastin po bëhen nga prokuroria e Lezhës.