
Dy vatra të reja koronavirusi janë zbuluar në Korçë në 24 orët e fundit. Të infektuarit janë një djalë dhe një 50-vjeçare, pa lidhje me njëri-tjetrin dhe pa lidhje me pacientët e mëparshëm.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik për të mësuar më shumë për infektimin e tyre dhe për të parë nëse janë infektuar dhe të afërm të tyre.
Aktualisht në Korçë ka 28 të infektuar aktivë.