
Një banesë është djegur orët e vona të së dielës në Berat.
Zjarri ka rezultuar fatal, duke sjell djegien e banesës dhe vdekjen e dy banorëve, babë e bir.
I pari që u nxorr nga ndërtesa e shkrumbuar ishte Jani Vangjeli, 61-vjeçar dhe i paralizuar sipas raportimit të BalkanWeb. Disa orë më vonë, policia dhe zjarrëfiksja ka nxjerr edhe trupin e pajetë të të birit, 36-vjeç.
Ende nuk dihet se cfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesë.