Dyfishohet dëmi ekonomik nga prokurimet publike

Dyfishohet dëmi ekonomik nga prokurimet publike

Dëmi ekonomik që i është shkaktuar financave publike për vitin 2014, nga keqqeverisja, është vlerësuar në rreth 108 milion euro. Të dhënat janë publikuar nga OpenData Albania që i referohet raportit vjetor për vitin 2014 të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Rreth pesë millionë euro vlerësohet dëmi i shkaktuar vetëm nga administrata e prokurimeve publike, dy herë më shumë se në vitin 2013.

Dëmi ekonomik vlerësohet gjatë proçesit të auditimit si pasojë e abuzimeve në llogaritjen e vlerës së kontratës, pranimin e ofertave dhe shqyrtimin e ofertave në konkurim.

Prokurimet vijojnë të mbeten një ndër sektorët me nivel më të lartë të dëmit ekonomik, pas sektorit të doganave dhe atij të shitjes e dhënies me qira të pronës publike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>