Numri i emigrantëve, të cilët kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi u dyfishua në 5 muajt e parë të 2021, duke arritur në mbi 47 100, ose 47% më shumë se numri total i emigrantëve gjatë vitit 2020. Policia kufitare e BE-së, Frontex në një njoftim për shtyp të mërkurën, njoftoi se:
Në maj, numri i kalimeve të paligjshme të kufirit kaloi 10, 500, me shuëm se dyfishi i numrit të kalimeve për të njëjtën periudhë të 2020-ës.
Në kufirin e 2 vendeve të Ballkanit Perëndimor u kapën 2900 emigrantë vetëm gjatë muajit maj.
Në 5 muajt e parë të 20221, më shumë se 14, 700 emigratë u përpoqën të kalonin në BE përmes këtyre vendeve.
Dy kombësitë kryesore ishin sirianët dhe afganët.
Frontex ka më shumë se 150 policë në kufijtë tokësor të Shqipërisë dhe Malit të Zi.