Dyfishohet numri i migrantëve të vdekur gjatë kalimit drejt Evropës

Nga Exit News
Dyfishohet numri i migrantëve të vdekur gjatë kalimit drejt Evropës

Numri i migrantëve dhe azilkërkuesve që humbën jetën duke u përpjekur të arrijnë në Evropë përmes rrugës detare u dyfishua në krahasim me vitin 2020, sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, IOM.

Agjencia e migracionit e Kombeve të Bashkuara tha se numri ishte dy herë më i lartë për gjashtë muajt e parë të 2021 krahasuar me vitin e kaluar.

IOM shkruan se 1,146 njerëz humbën jetën midis janarit dhe qershorit, megjithëse numri mund të jetë shumë më i lartë pasi rrënojat e anijeve shpesh nuk raportohen.

Sipas vlerësimit të agjencisë, 741 njerëz vdiqën në Mesdheun Qendror midis Libisë dhe Italisë, rruga më e rrezikshme, ndërsa 250 njerëz vdiqën në Oqeanin Atlantik midis Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie. 149 njerëz vdiqën në udhëtimin përmes Mesdheut Perëndimor për në Spanjë dhe të paktën gjashtë vetë vdiqën gjatë rrugës për në Greqi në shtegun e Mesdheut Lindor.

Arsyet për rritjen e vdekjeve përfshinin anije të paqëndrueshme që përpiqeshin të kalonin detin, lexon raporti.

Një shkak tjetër ishte “mungesa e operacioneve proaktive, evropiane, të drejtuara nga shteti për kërkimin dhe shpëtimin në ujërat ndërkombëtare të kombinuara me kufizime mbi OJQ-të”, tha zëdhënësi i IOM Safa Msehli për Associated Press.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>