Dyshime mbi qëllimin e shkrirjes së urgjencës Mjekësore të Tiranës

Dyshime mbi qëllimin e shkrirjes së urgjencës Mjekësore të Tiranës

Në mënyrë të papritur dhe të dyshimtë, Qeveria ka vendosur shkrirjen e shërbimit të Urgjencës Mjeksore të Tiranës, të paktën në formën e deritanishme. 65 mjekët e urgjencës kanë marrë, sot, në mënyrë verbale urdhërin e transferimit të tyre në spitale të tjera të Tiranës, përfshi Spitalin e Traumës, QSUT-në dhe Spitalin Shefqet Ndroqi, tek të cilët ka kaluar që në fillim të vitit fondi i tyre i pagave.

Mjekët shprehen se vendimi është i dyshimtë dhe mund të jetë bërë për arsye jo transparente.

Dy janë dyshimet kryesore të tyre: a) qeveria po tenton t’i japë me konçesion shërbimin e ugjencës mjekësore dy klientëve të saj, njëri prej të cilëve do të marrë shërbimin e transportit, ndërsa tjetri shërbimin mjekësor; b) shpërbërja është bërë “për të lënë të lirë godinën, pronarëve, që sot janë në funksione të larta në pushtet dhe synojnë ngritjen e një pallati.”

Më parë, kërkesa e pronarëve për rikthimin e tokes, mbi të cilën është ngritur ndërtesa, ishtë hedhur poshtë nga ish Kryeministri Berisha.

Mjekët e urgjencës kërkuan sot, përmes një peticioni drejtuar Kryeministrit Rama dhe Ministrit Beqaj, rishikim e vendimit si dhe informacione më të detajuara se çfarë do të ndodhë me shërbimin mjeksor dhe se çfarë do të ndodhë me transferimin në spitale të tjera.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, në një reagim zyrtar shkruan se “Ky shërbim po riorganizohet për t’i ardhur më mirë në ndihmë nevoja të qytetarëve të Tiranës”.

LEXO  NATO i dhuron 60 respiratorë Shqipërisë

Por ky shpjegim i Ministrisë jo vetëm që nuk sqaron mjekët dhe opinion publik, por lë pa përgjigje dyshimet nëse shërbimi i urgjencës do të jepet me konçesion dhe trualli e godina do t’u kthehen pronarëve të truallit.

 

Lajme te ngjashme