Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezëve pasi dyshohet se ajo ka burim veprimtari të jashtligjshme.
Report Tv raporton se një pasuri me vlerë 5 milionë euro kërkohet të sekuestrohet nga vëllezërit Marku.
Njëri prej tyre, Sokol Marku, ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali dhe është aktualisht nën hetim për pastrim parash dhe dhënie e tyre me fajde.
Pasuritë që kërkohen të sekuestrohen përfshijnë disa prona të paluajtshme dhe automjete.
Sokol Marku është arrestuar në 2013 në Shqipëri pasi po kthehej nga Italia pasi rezultonte person në kërkim për një dënim të dhënë nga seksioni penal i Gjykatës së Tiranës.
Marku është kapur në 2012 me një sasi të konsiderueshme kokaine dhe për të është dhënë vendimi prej 5 vitesh burg.