E vërteta mbi ndryshimin mes testeve Covid që ofron qeveria dhe spitalet private

Nga Exit News
E vërteta mbi ndryshimin mes testeve Covid që ofron qeveria dhe spitalet private

Testimi masiv i popullsisë për koronavirusin me financim publik dhe nga laboratorët publike ose të certifikuar nga qeveria është një nga kërkesat kryesore në të gjithë botën.

Në këtë lojë kanë hyrë edhe kompanitë private, të cilat ofrojnë një test alternativ me atë të zbulimit te koronavirusit të ri, që gjithashtu nxisin publikun të kryejë teste pranë tyre.

Ky fakt ka ngjallur keqkuptime dhe ngatarresa në publik, përfshirë në Shqipëri, ku politikanë dhe figura publike po bëjnë thirrje për kryerjen e testeve nga laboratorë privat.

Ka dy teste për covid-19, të cilat zbulojnë dy gjëra të ndryshme dhe kanë dobi të ndryshme në luftimin e epidemisë.

Testi për zbulimin e virusit

Testi i parë është i cili zbulon nëse personi i testuar është apo jo i infektuar me koronavirusin e ri, virusi që shkakton Covid-19, pavarësisht nëse individi ka apo jo simptomat të Covid-19.

Përbërësit kimikë me anë të të cilëve realizohet ky lloj testi janë të zakonshëm, por ai përdor edhe një përberës unik kimik, i cili është në gjendje të zbulojë praninë e materialit gjenetik të koronavirusit të ri.

Rezultati i testit kërkon 12-24 orë nga momenti i marrjes së kampionit nga pacienti. Shpejtësia e daljes së përgjigjes varet nga përmbërësit kimik që përdoren dhe protokolli i kryerjes së testit.

Disa laboratore janë të pajisura më mirë se të tjerët dhe mund të japin rezultatet pak më shpejt.

Shpejtësia e dhënies së përgjigjes ka rëndësi në gjendjen e pandemisë sepse të jep mundësi të veprosh shpejt në gjurmimin dhe testimin e kontakteve të personit të sëmurë.

Ky test bëhet nga laboratorë të çertifikuar nga OBSH-ja. Në Shqipëri, si edhe në vende të tjera ky test bëhet vetëm nga laboratorët shtetëror.

Testi për zbulimin e antitrupave të koronavirusit

Testi i dytë që kryhet në lidhje me koronavirusin është ai që zbulon nëse në trupin e pacientit ka antitrupat të kornavirusit të ri, të cilat imunizojnë sistemin për të luftuar këtë virus.

Antitrupat krijohen vetëm pasi një individ ka krijaur imunitet nda kornavirusit, çfarë ndodhë pak kohe mbas infektimit ose pas shërimit nga Covid-19.

Pra, ky test zbulon kryesisht nëse një person e ka kaluar më parë virusin.

Për këtë arsye ai nuk është i efektshëm për identifikimin e virusit gjatë stadit të parë të infeksionit dhe nuk ndihmon në gjurmimin dhe izolimin e personave që mund ta përhapin atë tek të tjerët.

Ky test ofrohet edhe në Shqipëri nga disa laboratorët privatë në vend.

Vlera e tij kryesore është për të identifikaur personat që mund të lejohen t’i rikthehen aktivitetit normal pasi nuk kanë më rrezik të infektojnë të tjerët.

Në fakt, ka një përpjekje nga figura politike nën arsyetimin e nevojës për testim masiv për t’i bërë presion qeverisë që të paguajë për testimet e këtij testi të dytë, pavarësisht se ai nuk ka ndonjë ndikim të madh në luftën për parandalimin apo kufizimin e epidemisë.

Pa dyshim që të dy testet bashkë mund t’i japin epidemiologëve një ide se kush duhet të izolohet dhe kush jo si dhe për të ndërtuar një strategji të rikthimit në jetën normale të popullsisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>