Gjatë vitit 2020 u sekuestruan 6 milionë euro pasuri të paligjshme, deklaroi kryetari i Prokurorisë Antikorrupsion, SPAK Arben Kraja, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.
Ai u shpreh se 24 urdhëra për ekstradim kanë ardhur në një vit. Gjithashtu, ai njoftoi se institucioni ka dërguar 120 kërkesa për sekuestrim pronash të paligjshme në gjykatë, nga të cilat 115 u miratuan.
Kraja njoftoi se SPAK në bashkëpunim me të huajt kanë hetuar trafikun e lëndëve narkotike dhe grupet e strukturuara kriminale. “Kemi bashkëpunuar edhe me antimafien dhe antikrimin në Itali, si dhe autoritetet në Kroaci. Edhe në kuadër të OFL-së, SPAK ka mbrojtur para gjykatës kërkesat për sekuestrim pasurie”, shtoi ai.
Gjithashtu, kraja u shpreh se 1000 persona janë përgjuar nga SPAK gjatë 2020, pjesa më e madhe për korrupsion.