‘Çdo maskë a barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.’
Kështu u shpreh të shtunën përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë përditësimit të numrit të të infektuarve me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Ministria i bëri thirrje qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve që të respektojnë protokollet e sigurisë në punë dhe të vendosin maska në ambiente të mbyllura dhe në ambiente të hapura të mbipopulluara, ku ruajtja e distancës prej 2 metrash është e pamundur.
‘Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës,’ sqaroi ministria.
Exit News ka shkruar këtu se të mbash një maskë cope të qepur në shtëpi ose një maskë letre, është më e thjeshta dhe zgjedhja më e lire, por njëkohësisht dhe efektive për të parandaluar përhapjen e virusit.
Mendohet se virusi përhapet përmes piklave të frymëmarrjes ose të tështimave të shpërndara në ajër. Copa vepron si një barrier fizike për të mbajtur larg piklat e shpërndara në ajër.
Mbajtja e maskës gjithashtu shmang përhapjen e piklave të dikujt të sëmurë në ajër, duke ulur rrezikun e infektimit. Sa më pak pikla, aq më i ulët ëshët rreziku me të cilin dikush ekspozohet ndaj COVID-19.
Prej të mërkurës, 15 korrik, mbajtja e maskave në vend në ambjente të mbyllura u bë e detyrueshme. Personat që e shkelin dënohen me 2 mijë lek gjobë.