Në një intervistë për televizionin Al Jazeera, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në BE, pjesërisht sepse institucionet politike janë të pazhvilluara. Megjithatë, Kryeministri Rama shprehet se bisedimet me BE do të ndihmonin si Shqipërinë ashtu edhe BE-në.
“Në Bashkimin Evropian nuk duhet lënë hapësirë për aktorë të tjerë që nuk e duan progresin dhe prosperitetin e BE-së”.
Ndërsa për zhvillimin e zgjedhjeve, me 30 qershor, pavarësisht anullimit të zgjedhjeve nga Presidenti Meta, Kryeministri tha:
“Ndryshimi i datës së zgjedhjeve, minon demokracinë e Shqipërisë. Në fund, zgjedhjet nuk janë në dorë të politikanëve për tu vendosur, ato janë bërë për njerëzit që vendosin për politikanët [….].
Duke i bërë bisht këtij gjykimi apo transformimin e këtij elementi bazik të demokracisë sonë, do të thotë të shkosh në shkosh në një drejtim, që nuk është e ardhmja, është e shkuara.”
Rama pranoi për Al Jazeer-ën se në Shqipëri ka një problem me korrupsionin dhe krimin e organizuar ai thotë:
“Unë mendoj se Shqipëria ka një problem me krimin e organziuar dhe korrupsion si në çdo vend që ende nuk është modern, një shtet funksional. Ndaj ne jemi në këtë proces, ndaj nenuk jemi anëtarë të BE-së, ndaj unë nuk pretendoj se fakti që nuk jemi anëtarë ëshët një padrejtësi.
Ne duhet të përgatitemi, ne duhet të modernizohemi, dhe të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk lidhet me vullnet e fortë për ta luftuar, por lidhet me institucione të forta dhe mekanizma të fortë dhe funksional në çdo drejtim”.