Korrik 2005, Kongresi i PS-së, kandidati për kryetar Edi Rama:
“Na falni për armiqësinë me të cilën e trajtuam rëndom sipërmarrjen e lirë shqiptare, duke e ndrydhur me qëndrime arbitrare të kthyera dalëngadalë në sistem, dhe duke e sulmuar me hordhi taksidarësh të paudhë, të cilët u mësuan të trokisnin dyerve të biznesmenëve të mëdhenj e të vegjël me dy thasë në krahë, një për shtetin e një për pushtetin.”